Një xhami brenda kishës italiane

Date:

Islanda ka krijuar polemika të shumta në Bienalen e Artit bashkëkohor në Venecia, duke instaluar një xhami në mes të një kishe të mëparshme, e cila u shfrytëzua nga myslimanët për t`i kryer lutjet e rregullta. „La Moschea“ është një instalim origjinal dhe provokativ në repartin e islandezëve. Kjo vepër e artistit Christoph Büchel gjendet në kishën e mëparshme „Santa-Maria della Misericordia“, pronari privat i së cilës ia kishte huazuar Islandës, ndërsa myslimanët e rrethinës kanë ardhur të falen duke i përgëzuar për iniciativën që sipas tyre është një akt i tolerancës dhe dialogut në mes të kulturave dhe religjioneve të ndryshme. Por, kjo vepër ka shkaktuar kritika dhe shqetësime në komunë dhe prefekturë. Komiteti për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në prefekturë, i tubuar mbrëmjen e së premtes, gjithashtu ka shprehur rezerva për inicimin e kësaj vepre. „Ne i kemi bindur se vepra është vetëm një ekspozitë, një eveniment artistik e asgjë tjetër“, ka pohuar për „Corriere della Sera“ komisari Vittorio Zappalorto. Një preokupim tjetër është edhe siguria, pasi kjo vepër mund të jetë cak i islamofobëve apo integristëve myslimanë, por Christoph Büchel ka potencuar se nuk ka xhami në qendrën historike. Nga komuniteti mysliman kanë shprehur dëshirë që pas Bienales, objekti të shndërrohet në xhami të vërtetë. Kryetari i Venecias, Luca Zaia, ka deklaruar se „bëhet fjalë për një provokim“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...