Dëshmi të një „gastarbeiteri“ shqiptar për Kumanovën

Date:

„Të shtunën rreth orës 04.00 të mëngjesit dëgjova të shtëna me armë. Rrugët për në aeroportin e Shkupit ishin të mbyllura. Përsëri filloi lufta në Ballkan“, ka deklaruar një bashkatdhetar për të përditshmen zvicerane frankofone „20 Minutes“. Ai ishte zgjuar gjatë natës, në një rajon i cili gjatë vitit 2001 ishte një teatër i konfliktit midis forcave maqedonase dhe guerilës shqiptare. Më në fund, ky lexues shqiptar kishte arritur të kthehej në Zvicër, pasditen e së shtunës. Të shtënat janë dëgjuar në një periferi të Kumanovës, një qytet rreth 40 km në veri të Shkupit, kanë precizuar burimet policore, shkruan më tej gazeta në fjalë. Operacioni kishte filluar rreth orës 04.30 të mëngjesit, pas informatave që kishte marrë policia se „po vërehen lëvizje të një grupi të armatosur në rajon“, ka deklaruar Ivo Kotevski, zëdhënësi policisë maqedonase. Incidenti ka ndodhur pas aksionit të një grupi të armatosur shqiptarësh më 21 prill, të ardhur nga Kosova, që e kishin pushtuar një stacion të policisë në kufirin e Maqedonisë, duke proklamuar krijimin e një shteti shqiptar në territorin e kësaj republike të ish Jugosllavisë. Në vitin 2001, Marrëveshja e Ohrit i kishte dhëbë fund konfliktit të armatosur gjashtëmujor në mes të forcave të armatosura maqedonase dhe kryengritësve shqiptarë. Marrëveshja parashihte më shumë të drejta për shqiptarët, me shumicë myslimane dhe të cilët përfaqësojnë rreth 25 për qind të Maqedonisë dymilionëshe.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...