Një vit e dhjetë muaj burg për bastexhiun maqedonas

Date:

Shtetasi maqedonas Hristijan Ilievski, sipas hetuesve gjyqësorë, ka qenë i akuzuar për skandal manipulimi të ndeshjeve në futbollin profesionist italian, ndërsa gjatë të mërkurës, nga Gjykata lokale e qytetit Cremona në Itali, është dënuar me burg prej një viti e dhjetë muaj me kusht. Dënimi i shqiptuar është shumë i butë, pasi pritej një dënim më i rëndë, por shtetasi maqedonas i ishte dorëzuar drejtësisë pas tre vite arratisjesh dhe kishte bashkëpunuar me organet gjyqësore, shkruan „11freunde.de“ transmeton „Shtegu.com“.

 
Ilievski ndër të tjera ka pranuar se ka manipuluar me ndeshjen e Kupës italiane gjatë vitit 2010, në mes të Bari e Livorno. Ai e kishte paguar njërin nga futbollistët mysafirë me 70.000 euro. Në kuadër të hetimeve, janë arrestuar shumë futbollistë të njohur, si psh: ish kapiteni i Atalanta Bergamo, Cristiano Doni dhe ish futbollisti i Kombëtares italiane, Giuseppe Signori.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...