Dyshime se zviceranja mund të ketë qenë e involvuar në vrasjen e sllovakut

Date:

Njëri nga të akuzuarit e dyshuar për vrasjen në Ganterschwil të Zicrës, edhe më herët e kishte kërcënuar ish të dashurën.

 

 

Hulumtimet e gazetës zvicerane «Südostschweiz» kanë hedhur dritë të re në vrasjen e paradokohshme në Ganterschwil. Sipas shkrimeve të saj, transmeton „Shtegu.com“, M.W. 38-vjeçare, ish e dashura e sllovakut të vrarë A.V., për herë të fundit kishte punuar në një bar në Glarus. Atje, ajo shpeshëherë e kishte takuar vrasësin e dyshuar, shtetasin maqedonas 29-vjeçar F.S.. Në lokalin në fjalë thonë se ai shpeshëherë e kishte vizituar lokalin duke e përcellur M.W.

 

 

Më 6 gusht të këtij viti ishte shkaktuar një zënkë e rëndë: Shtetasi maqedonas F.S. kishte ardhur në bar, agresiv dhe shumë i shqetësuar, duke filluar diskutimin me M.W. Pasi M.W. u frikësua deri në palcë, shefja e lokalit i shqiptoi F.S. një ndalesë vizite lokalit. Më në fund kishte ardhur edhe policia, e cila e merr në pyetje F.S. Dëshmitarët thonë se F.S. e kishte kërcënuar gruan me vrasjen e fëmijës së saj.

 

 

Në barin e Glarusit, mysafirët e rregullt të lokalit kanë pohuar se maqedonasi ka dashur ta martojë me çdo kusht 38-vjeçaren M.W., por ajo nuk ka qenë shumë e interesuar. Mëtutje, ata thonë se F.S. nuk ka dashur ta martojë për hir të dashurisë, por për rregullimin e dokumentacionit, pasi ai kishte pasur një lejeqëndrim L dhe së shpejti është dashur ta lëshojë Zvicrën.

 

 

Sipas „Südostschweiz“, ditën para se të ndohte krimi në Ganterschëil, M.W. kishte pranuar një SMS nga F.S: «Pas përfundimit të punës ju do të pendoheni. Ju nuk keni gjasa». Gjatë kësaj kohe, M.W. dhe ish dashuri i saj sllovak, 36-vjeçari A. V., kanë qenë në barin në Glarus, ndërsa disa ditë më parë, A. V. sapo kishte dalur nga burgu.

 

 

Pas kërcënimit që kishte pranuar, pronarja e barit e kishte lëshuar më herët M.W. nga puna, për shkaqe sigurie. Dymbëdhjetë orë më vonë, A.V. u vra para syve të saj, gjatë një shtëitje, disa qindra metra larg shtëpisë sa tyre.

 

 

Edhe A. V. ishte ndjerë i kërcënuar, pasi ai i kishte shkruar një mesazh të vëllait se jeta e tij është vënë në rrezik. Por, A. V. e kishte paraqitur të dashurën e tij si e involvuar në vrasjen e tij të mundshme: «Po që se më ndodhë diçka, pas kësaj qëndrojnë ish e dashura ime dhe dashnori i saj aktual», i kishte shkrua të vëllait pesë ditë para se të vritej.

 

 

Autorët e dyshuar të krimit në Ganterschwil, pas kryerjes së aktit ishin arratisur me një Audi të kuq A1, duke e festuar vrasjen në një lokal, e më pas ishin arrestuar nga policia zvicerane.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Një shofer kamioni 60-vjeçar vdiq dhe një i dytë...

Talenti i ri i tenorit nga Kosova, Granit Musliu përkrah yjeve botërorë në Mynih

Vetëm gjashtë vjet më parë, Granit Musliu erdhi në...

Shtetasi maqedonas (40) qëlloi qëllimisht një polic zviceran në kokë

Kaos trafiku në Dietikon, Cyrih, të martën në mbrëmje....

FTESË PËR EKSPOZITËN „NËNTORI I PARË“

FTESË PËR EKSPOZITËN "NËNTORI I PARË"