Një udhë e dy punë: Pakot dhe letrat me rekomandim mund t`i dërgoni edhe përmes Migros-it

Date:

10:05:30               2019-05-06

 

 

Migros-i dhe posta zvicerane kanë filluar bashkëpunimin. Tani, konsumatorët mund të dorëzojnë dhe të marrin paketa në ndonjë filial të Migros-it, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Shkuarja në postë për të dorëzuar ose për të marrë një pako është një ngarkesë në vete dhe e tepërt: Tani, kjo mund të realizohet në mënyrë të përshtatshme edhe gjatë blerjes së artikujve ushqimorë. Kjo është premtuar së paku nga posta zvicerane dhe Migros-i.

Konsumatorët tani mund të vendosin dhe të marrin pakot e tyre në të gjithë Zvicrën, në rreth 300 filiale të shitësit. Shërbimi i ri i Zvicrës do të integrohet në ofertën PickMup të Migros-it në mbarë Zvicrën, thuhet nënjë komunikatë për media, përcjell Shtegu.com.

Për të marrë paketa apo letra me rekomandim në filialet e Migros-it, kërkohet një llogari online e përdoruesit të postës. Me këtë rast, përmes shërbimit „Meine Sendungen (Dërgesat e mia)“, pakot apo letrat mund t`i porositni në filialin e dëshiruar të Migros-it.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...