Vazhdon miqësia shqiptaro-franceze e skijimit (VIDEO)
14:48:38 2019-05-06
Si e organizoi Shqipëria kampionatin e parë të skitarisë, duke i falënderuar instruktorëve nga Courchevel (Savoie) të Francës?!
Për vite të tëra, disa instruktorë të skitarisë nga Courchevel në Savoie janë duke ndihmuar qendrën e vetme të skitarisë në Shqipëri. Falë tyre, qendra e vetme në vend mund të organizojë edhe një kampionat të skitarisë për herë të parë.
Është një histori e solidaritetit malor midis Alpeve dhe Ballkanit. Kjo ndodh në një vendpushim të vogël të humbur në një mal të Shqipërisë Juglindore, shkruan „France 3“, transmeton Shtegu.com. Katër orë me veturë nga kryeqyteti Tirana, shtegu Bigëll u ka borxh shumë instruktorëve të Savoie.
Një histori e miqësisë
Pesë vite më parë, gjatë vizitës në Shqipëri gjatë pushimeve të tyre, Lionel Cenerelli dhe Géraldine, të dy instruktorët në Courchevel 1650, shtegun Bigëll e panë si një favorit të vërtetë. Dhe Thomas Tashon, themelues i qendrës.
„Me të arritur në Shqipëri, menjëherë vërejtëm se është një vend malor“, thotë Lionel. „Menduam se do të ishim në gjendje të ushtronim me ski diku, i pyetëm shqiptarët të cilët na këshilluan që të shkojmë në Korçë, ku edhe takuam Thomasin dhe familjen e tij. Historia e tij na preku, pasi ëndrra e tij ishte t`u jepte rast të skijojnë familja e tij dhe shqiptarët“.
Që atëherë, Courchevel mbështet shtegun Bigëll. Kjo realizohet përmes shumë donacioneve: Pajisje mbrojtëse, skija, këpucë, rrobe … Kompania e ashensorëve nga Courchevel ka ofruar gjithashtu një tapet magjik, ndërsa në pistë ka edhe dy ashensorë me tërheqje.
Pajisje esenciale për fillestarët dhe fëmijët. Duhet thënë se në shtegun Bigëll, pothuajse të gjithë praktikuesit kurrë nuk kanë ushtruar skijim! Gjatë dimrit, qendra e vetme në vend kryesisht strehon familjet e Tiranës në kërkim të argëtimit.
Ëndrrat e zhvillimit
Që nga fillimi i qendrës në vitin 2009, frekuentimi është rritur. Nëse llogaritet për momentin vetëm një ashensor skish, mini-qendra nuk ka ndërmend të ndalojë aty.
Në këtë varg malor, i cili sillet në mes 2000 metrash laertësi, pronari i qendrës Thomas Tasho tashmë ka në mendje projektin e krijimit të një shtegu të ri në veri, brenda hapësirës së qendrës, ku bora është e mjaftueshme edhe në fund të sezonit. Për më tepër, Courchevel do të ishte gati të ofronte një telekarrige të papërdorur.
Paola Tasho, vajza e pronarit ndërkohë do të investojë „për të ndërtuar disa shtëpi për turistët. Ata do të mund të qëndrojnë këtu për të bërë skijim, për të fjetur, për të ngrënë. E gjithashtu shpresojmë të ndërtojmë edhe një restorant, i cili do të jetë në krah të atij ekzistues. Meqenëse vizitorët janë shtuar nga viti në vit, është e nevojshme që edhe restoranti të zgjerohet.