Një goditje tjetër për Loredanën, i bllokohen llogaritë bankare në Zvicër
17:08:02 2019-06-21
Reperja shqiptare Loredana (23), është nën dyshimin e mashtrimit të një zviceraneje për 700,000 franga. Si pjesë e hetimit, autoritetet tani kanë mbyllur llogaritë e saj. Një goditje e hidhur.
Reperes Loredana Zefi (23), i pëlqejnë vetura të shtrenjta, veshje të llojeve të shtrenjta dhe deri kohëve të fundit, jetonte në një banesë luksoze në Lucern. Por, ajo duhet të llogaritë me përfundimin e jetës luksoze: Prokuroria e Lucernit ia ka „ngrirë“ llogaritë reperes nga Kosova, siç bëhet e ditur nga një vendim i Gjykatës Kantonale, të cili e posedon „Central Plus“ për momentin, informon Shtegu.com.
Zakonisht, autoritetet e përdorin këtë metodë kur ekziston dyshimi se paratë në llogari vijnë nga ndonjë krim. Prokuroria aktualisht është duke zhvilluar një padi kundër Loredanës për mashtrime, kërcënime dhe grabitje.
Pra, Loredana dyshohet e për vite të tëra e ka mashtruar zviceranen Petra Z. për rreth 700.000 franga, duke paraqitur si avokatja Anna Landmann. Akuzën se i kishte vjedhur paratë, ajo e refuzon. „Ajo m`i ka dhënë të hollat vullnetarisht“, kishte deklaruar në një konferencë shtypi në Prishtinë.
Kjo është pikërisht ajo që autoritetet duan ta zbulojnë. Përveç llogarive, gjykata gjithashtu ka bllokuar edhe arkën e saj të sigurisë në bankë. Siç raportohet më tej, Loredana e ka kundërshtuar konfiskimin dhe ka bërë një kërkesë për administrim falas gjyqësor.
Për këtë procedurë kanë të drejtë ata të cilët nuk mund të paguajnë avokat e as shpenzimet gjyqësore. Mirëpo, deri para disa kohësh, Loredana tregonte jetesën e saj luksoze në Instagram, ndërsa në konferencën për shtyp në Prishtinë ajo u shfaq në një xhaketë nga Louis Vuitton.
Është e qartë se Loredana tani nuk ka qasje në pasuritë e saj. Ajo tani duhet të jetojë vetëm nga të ardhurat e saj.
Për sa kohë mund të përballojë Loredana pa rezervat e saj, mbetet e paqartë. Gjithashtu, nëse të hollat vijnë në të vërtetë nga bizneset kriminale. Përveç Loredanës, edhe së paku tre nga vëllezërit e saj janë të përfshirë në mashtrimin e pretenduar kundër Petra Z.
Deri në përfundimin e hetimit dhe shqiptimit të vendimit, reperja konsiderohet e pafajshme.