Nik Xhelilaj shkëlqen, por miliona shikues të dëshpëruar me filmin e Winnetou

Date:

04:13:57               2016-12-27

 

 

 

 

 

Mbrëmjen e Krishtlindjeve u emetua incizimi ri i ngjarjes legjendare të Karl May për historinë indiane. Miliona shikues e përcollën filmin, por u dëshpëruan.

 

 

 

Koha e Krishtlindjeve është edhe koha e televizorit, gjë të cilën e dëshmuan numri i shikuesve gjatë kësaj mbrëmje: Mbi pesë milionë shikues e pritën me padurim pjesën e parë të incizimit të ri të filmit për ëinnetou, i cili u emetua në programin RTL dhe ka tre pjesë, shkruan portali gjerman „dwdl.de“.

 

 

 

Pritej që ky film t`i tejkalonte të gjitha rekordet për shikueshmëri të spektatorëve të moshës prej 14-, deri 49-vjeçare, por kulminacionin e arriti këngëtarja e famshme gjermane në programin muzikor të ZDF-it, Helene Fischer, me pothujase gjashtë milionë shikues.

 

 

 

Edhe pse mund të flitet për një skukses të shikueshmërisë, në mesin e spektatorëve, incizimi i ri i Winnetou u kririkua ashpër. Në faqen e Facebookut të RTL, më tepër janë shënuar reagime negative.

 

 

 

Ja vetëm disa prej tyre: „Incizimi i ri i Winnetou është një fyerje e madhe“m ka shkruar një spektator. Një tjetër: „Për një kohë të gjatë është reklamuar aq shumë dhe përnjëherë të emetohet një ndytësirë si kjo. Jashtzakonisht keq“. Apo edhe një shikues tjetër: „Vërtetë jam tepër i dëshpëruar. Nuk prisnja aq shumë, pasi origjinali asnjëherë nuk mund të tejkalohet. Por, ky ishte vetëm një film i kalbur. Shumë, shumë keq“, përfundon shikuesi i indinjuar, përcjellë „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...