NGJYRËN VJOLLCË PËR PS-NË

Date:

Fushata e zgjedhjeve të 2013 u shoqërua me një imazh të ri viziv të Partisë Socialiste. Flamujt, selia dhe çdo simbol, i cili përfaqësonte Partinë Socialiste, nga rozë u bë vjollcë.

Alastair Campbell, këshilltar i kryeministrit Edi Rama në këto zgjedhje, në librin e sjellë në shqip “Fitimtarët” zbulon se ngjyra ‘‘vjollcë” ose “pink” ishte ngjyra e skuadrës së tij të zemrës, Burnley.

Campbell pranon se ia kishte propozuar Ramës dhe ky nuk pati kundërshtim.

Ja çfarë shkruan ai:

“….Njësoj si me Tony-n, në fillim i thashë jo propozomit tij, sepse ndërkohë isha i zënë me shumë gjëra të tjera. Përveç kësaj, edhe pse e njihja dhe e simpatizoja Shqipërinë qysh prej kohës së konfliktit në Kosovë, kaq nuk mjaftonte për të më ndjellë siç më kishte ndjellë përpjekja për ndryshim e qeverisjes në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, po ashtu si në rastin e Tony-t, zelli dhe etja e tij për fitore, vizioni pozitiv që ai kishte jo vetëm për vendin e vet, por për të gjithë rajonin e Ballkanit, e në fund dukja mjaft e këndshme e tij dhe e këshilltarëve të tij, më lëkundën.

Ndikoi këtu edhe dashuria që kishte për sportin, e cila ishte po aq e madhe sa e imja. Madje ai dinte diçka edhe për Burnley-n dhe nuk pati kundërshtime kur i propozuam ta ndryshonte ngjyrën zyrtare të partisë së tij nga e trëndafiltë në vjollcë, ngjyra e skuadrës time të zemrës.

Rama është një admirues i madh i Tony-t, i cili në Shqipëri ishte kthyer në njëfarë heroi për shkak të rolit të rëndësishëm të luajtur për Kosovën por dhe ngase, siç thotë vetë Rama: New Labour dhe Rruga e Tretë e Tony-t kanë qenë model për ne. Së bashku punuam për një imazh të ri të partisë nën flamurin e Rilindjes e po ashtu edhe për një politikë e strategji komunikimi të ngjashme veçanërisht me atë të fushatës “New Labour”, ”New Britain” të vitit 1997 e 2001″./mapo

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Një shofer kamioni 60-vjeçar vdiq dhe një i dytë...

Talenti i ri i tenorit nga Kosova, Granit Musliu përkrah yjeve botërorë në Mynih

Vetëm gjashtë vjet më parë, Granit Musliu erdhi në...

Shtetasi maqedonas (40) qëlloi qëllimisht një polic zviceran në kokë

Kaos trafiku në Dietikon, Cyrih, të martën në mbrëmje....

FTESË PËR EKSPOZITËN „NËNTORI I PARË“

FTESË PËR EKSPOZITËN "NËNTORI I PARË"