New York Times: Fëmija shtatëvjeçar i vetmuar, në këmbë deri në Gjermani

Date:

I humbë prindërit në kufirin serbo-maqedonas, niset i vetëm për Gjermani

 

 

Në këmbë deri në Iran, me anije nëpër Detin Egje, për në Gjermani. E përditshmja amerikane „New York Times“, në Passau të Gjermanisë ka takuar shtatëvjeçarin Reza, i cili në Ballkan i kishte humbur prindërit dhe në Gjermani kishte ardhur i vetëm.

 

 
Në Passau të Gjermanisë, „New York Times“ ka takuar njërin nga të ardhurit më të rëndësishëm në Gjermani, Reza Mohammadi – një shtatëvjeçar nga Afganistani, i cili prindërit e tij i kishte humbur diku në „Itinerarin ballkanik“, duke arritur në Bavari të Gjermanisë i vetmuar, në këmbë.

 

 
Ishte një natë me shi në kufirin serbo-maqedonas, kur papritmas fëmija kishte vërejtur se familja e tij (dy prindërit dhe dy motra) nuk gjendeshin prapa tij. Reza ishte ulur nënjë trung dhe kishte pritur. Mandej, një njeri e kishte pyetur se cfarë po bënte ai aty, pasi policia kishte arrestuar disa familje. Ai e mori fëmijën në krahë dhe që të dy e kaluan kufirin, njofton „Shtegu.com“. Kështu i kishte rrëfyer Reza të përditshmes amerikane, duke shtuar se si atij ia kishin vjedhur disa të holla që e ëma ia kishte dhënë për ndonjë rast urgjent, se si i kishte parë policët duke ndjekur fëmijë të tjerë dhe si i kishte gjetur përsëri prindërit, të cilët tashmë janë në Iran.

 

 
Tashmë një vit të plotë, vogëlushi Reza është duke qëndruar në Gjermani. Arratisja e tij, atë dhe familjen e tij e kishte shoqëruar duke kaluar nëpër Iran e deri në Turqi. Atje, ata kishin hipur në një anije, në drejtim të Greqisë, ndërsa ishin shpëtuar nga rojet e bregdetit, duke vazhduar rrugën për në Gjermani. Kur kishte arritur në Passau, ai kishte pyetur nëse kjo është Gjermania, e më pas kishte dashur të thërrasë t`ëmën. Ishte kjo dita e 29 dhjetorit të vitit të kaluar. Që atëherë, ai është duke jetuar në një qendër strehimore, e cila është nën përkujdesje të murgeshave katolike, ndërsa Reza tani flet rrjedhshëm gjuhën gjermane. Ai banon së bashku me një fëmijë gjerman dhe e vijon shkollimin e rregullt. „Është një nxënës i mirë. Tani më gjerman se disa gjermanë“, kishte deklaruar mësuesi i tij.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...