Nëse studenti nuk përgjigjet në asnjë pyetje dhe e dorëzon provimin e tij zbrazur pa shkruar asgjë merr notën 2

Date:

Një student i cili studion në Rusi tregon:

„Në Rusi nota më e lartë në provime është 5…

Nëse studenti nuk përgjigjet në asnjë pyetje dhe e dorëzon provimin e tij zbrazur pa shkruar asgjë merr notën 2..

Në ditët e para në Universitetin e Moskës, nuk e dija këtë sistem dhe i habitur e pyeta profesorin Teodor Medraof: „A është e logjikshme që ai i cili nuk përgjigjet në asnjë pyetje ta marr notën 2, ai duhet ta marr 1 ose 0 nëse llogaritet me pikë, a sështë kjo logjika?“

Buzëqeshi dhe më tha:“Si t’ia japim një krijese njerëzore 0?

Kurse ai është zgjuar për çdo ditë në ora 7 që të prezentoj në të gjitha ligjëratat?

Si t’ia japim 0 kurse ai është përpjek që në këtë mot ekstrem të ftohtë të arrij me kohë në provim dhe të mundohet të u përgjigjet pyetjeve!

Si t’ia japim 0 kurse ai i ka kalu netët i preokupuar me provime, ka shpenzuar para të shumta për studime dhe është distancu nga jeta normale duke iu përkushtuar studimeve?!

Këtu djalosh nuk japim 0 ose 1 vetëm pse nuk është përgjigj në disa pyetje, ne e respektojmë atë si njeri i cili zotëron logjikë dhe ka sakrifiku shumëçka për studimet e tij, ne nuk e vlerësojmë vetëm provimin e tij, por e vlerësojmë njerëzoren e tij.“

Në fakt mbeta i shtangur dhe nuk dija se çfarë të shtoj më shumë…

Mendova se sa pak vlerësohet njerëzorja tek ne, e sa shumë poshtërohet njeriu në bankat e shkollës…

Për këtë, desha këtë mesazh t’ua dërgoj mësuesve të vendit tim që ta ndryshojnë sistemin e dështuar dhe metodat e mësimdhënies, nëse dëshirojmë të nxjerrim gjenerata që në zemra mbajnë krenari, e në kokë dituri.

Përkthim: @dr.rijadimeri

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...