Ndahet nga jeta Nexhmije Pagarusha

Date:

Raportohet se ka vdekur legjenda e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Familjarët njoftojnë se ka vdekur në moshën 86-vjeçare ylli i muzikës shqipe.

Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj të vitit 1933 në Pagarushë. Babai i Nexhmijes, Veseli, mësues, siç thoshte Nexhmija, ishte më meritori që nuk e la këtë yll të shuhet, po na e dhuroi të gjithëve deri në shkallë krenarie.

Dikush e quajti Bilbili i Kosovës, dikush Mbretëresha e Këngës Shqipe, dikush tjetër Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Baterflaj, Fyti i Kristaltë, e të tjera e të tjera. Të gjitha këto epitete janë bërë sinonim për emrin e Nexhmije Pagarushës dhe mbase të gjithë kanë të drejtë sepse të gjithë gjejnë diçka të veçantë në zërin e saj magjik.

Rëndësia dhe vlera e veprës së Nexhmijes është çmuar e vlerësuar nga kompetentët dhe njohësit e artit dhe kjo është bërë në superlativ.

Nexhmija dhe kënga ishin një, këtu mbase e ka shpjegimin fakti se ajo as që ka mbajtur ndonjë evidencë për koncertet e as për këngët e kënduara.

Opusi i këngëve të Nexhmijes ishte shumë i gjerë dhe ajo ka shkëlqyer në të gjitha zhanret. Shumë artdashës edhe sot e kujtojnë një koncert të Nexhmijes me ariet operistike të Betovenit, të Pucinit, të Verdit… të përkthyera shqip.

Nexhmija me sukses e provoi veten edhe si aktore filmi dhe teatri më filmat dhe shfaqjet: „Dasma e përgjakur“; „Tre veta kapërcejnë malin“; „E kafshoja terrin“; „Lepuri me pesë këmbë“; „Fluturimi i Micakut“; „Daullet e të çmendurve“, „Rexha i nënës në grazhd të kalit“ etj.

Në jetën artistike Nexhmija mori shumë çmime të cilat ajo nuk mundi t’i veçojë. Nexhmije Pagarusha, e cila ndërroi jetë sot, vulosi me emrin e saj, në fushën e muzikës shqipe, shekullin XX.

Ndjesë pastë! (rtklive)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...