Në Zvicër zgjedhet „Missi i lopëve“

Date:

Në kuadër të manifestimit të pestë me radhë „Ditët e djathit“ në Solothurn të Zvicrës, të enjten janë shpallur dy fitueset e manifestimit: Missi i „Ditët e djathit“ dhe lopa me gjoksin më të bukur. Gjyqtarët e manifestimit u përkujdesën për një shou të vërtetë, shkruan „Grenchner Tagblatt“, përcjellë „Shtegu.com“.

 

Para se gjyqtari Fritz Ramseier të publikojë fituesen e manifestimit, janë nominuar pesë lopë për zgjedhjen e Missit. Lopët ishin klasifikuar nëpër pesë grupe të ndryshme varësisht nga mosha dhe pjellja e tyre. Psh në kategorinë I u gjendën lopët të cilat kanë pjellur vetëm një herë, në një tjetër lopët më të reja dhe në një tjetër, lopët më të moshuara.

 

Parakalimi i lopëve u bë duke bërë një rreth përreth gjyqtarëve. Rreth orës 16.30, më në fund filloi të merret vendimi të cilin publiku e priste me padurim. Fillimisht u zgjodhë lopa me gjoksin më të mirë, me merin Galdina, pronë e Hansulei ëingeier nga Oberrüttenen), më pas u zgjodhë edhe Missi i manifestimit: lopa me emrin Lilian vom Wallierhof.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...