Në Zvicër së shpejti do të vendosen „lutjematët“

44 Lexime

Në Kantonin Thurgau të Zvicrës, së shpejti pritet të vendoset një „lutjemat“ nëpër qendrat tregtare apo stacionin e trenit, si hapësirë spirituele.

 

 

Ai i cili tregton te Edeka në Konstanz (D), jo vetëm që mund të blejë artikuj ushqimorë, por mund të bëjë edhe diçka për mirëqenien e tij shpirtërore. Përpos automateve të ndryshëm për cigare e artikuj ushqimorë, është vendosur edhe një „lutjemat“, shkruan e përditshmja zvicerane „Thurgauer Zeitung“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Automati i ngjanë një hapësire si një ai për tu fotografuar, por ku nuk mund të bësh foto. Kush hyn në te, mund të fusë të holla dhe në ekran mund të zgjedhë se çfarë dëshiron të dëgjojë. Në përzgjedhje janë 300 lutje në 65 gjuhë të ndryshme, në të shumtën e rasteve nga pesë religjionet më të mëdha botërore: krishtere, hebraike, islamike, budiste e hinduiste.

 

 

Ai i cili i futë 50 cent, mund të dëgjojë lutje për pesë minuta, ndërsa për 2 euro, bile 20 minuta. Nga ana tjetër, kabina mund të shfrytëzohet gratis për falje apo lutje.

 

 

Ky lloj automati u krijua nga artisiti gjerman nga Berlini, Oliver Sturm. Qëllimi i tij ka qenë që vizitorëve tu mundësojë formën më të vogël si hapësirë spirituele për tu lutur në vendet publike.