Në Zvicër do të jepet emri dhe numri i telefonit kur të shkohet në restorant
Tani mysafirët duhet të shkruajnë emrin dhe numrin e tyre të telefonit nëpër restorantet në Zvicër. Kjo i ka shqetësuar shumë zviceranët. Ekspertët për mbrojtjen e të dhënave janë gjithashtu skeptikë. Sidoqoftë, restorantet nuk besojnë se kjo do të bëhet problem
Restorantet në Zvicër do të hapen të hënën e ardhshme, shkruan „20 Minuten“. Megjithatë, kjo do të ndodhë vetëm nën kushte të rrepta: Me përjashtim të familjeve me fëmijë, në një tryezë lejohen të ulen vetëm katër persona. Gjithashtu kërkohet edhe distanca prej dy metrash në mes vete. Tani, Shoqata e punëdhënësve Gastrosuisse ka vendosur rregulla të tjera, duke përfshirë këtu edhe obligimin që të ftuarit duhet ta shkruajnë emrin dhe numrin e tyre të telefonit, informon Shtegu.com.
Disave nuk u ka pëlqyer kjo. Për shembull, lexuesi David thotë: „Asnjëherë nuk e kisha ëndërruar t’ia dorëzoj të dhënat e mia një personi të panjohur dhe shpresoj që njerëzit e tjerë që mendojnë normalisht, nuk do ta bëjnë këtë“. Dhe, lexuesi ëerner mendon: “Kështu funksionon diktatura. Të gjitha ligjet për mbrojtjen e të dhënave janë fshirë pa u zëvendësuar me të tjerë, brenda tetë javësh. A ju ngushëllon kjo?».
Për ekspertin zviceran për mbrojtjen e të dhënave, David Rosenthal, është legjitime që me zinxhirin e të dhënave dëshirohet hyrja në gjurmë e të dhënave. Por ai paralajmëron:
„Parashtrohet pyetja se me çfarë ndërgjegje ndërmarrjet do t`i trajtojnë të dhënat“. Është e rëndësishme që të ftuarit të informohen që nga fillimi, që të dhënat bllokohen në mënyrë të sigurt dhe nuk përdoren për ndonjë mënyrë tjetër. „Kompanitë duhet t’i fshijnë ato pas një kohe shumë të shkurtër“. Në fund të fundit, emri dhe numri i telefonit janë një çmim që i ftuari duhet ta paguaj në situatën aktuale.