Në Shkup, shërbehet bakllavë „Angela Merkel“

Date:

„Më pëlqen paraqitja e saj, si flet, mendoj se është një grua shumë e përgatitur”

Dyqani i vogël i pastiçerisë që mban emrin “Stamboll” në zemër të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, tërheq vëmendjen e shumë kalimtarëve të rastit, por jo vetëm për shkak të vitrinës së rregulluar në të cilën mund të shihen ëmbëlsirat  e shumëllojta, por edhe për shkak të mbishkrimit të pazakontë – “Kemi bakllava Angela Merkel”.

Në intervistën për Anadolu Agency (AA), pronarja e kësaj pastiçerie, Dostana Mustavçe, zbulon se si ka ardhur deri te ideja që bakllavanë të cilën e shet ta emërtojë “Angela Merkel”.

”Duke pritur klientët dhe blerësit në dyqan, për çdo ditë blej dhe lexoj shtypin ditor. Dua të jem e informuar dhe i përcjell ngjarjet në botë. Ashtu që shpesh herë kam hasur në lajme në të cilën në të shumtën e rasteve diçka shkruan për kancelaren gjermane, Angela Merkel. Më pëlqen paraqitja e saj, si flet, mendoj se është një grua shumë e përgatitur”, me këto fjalë Dostana filloi rrëfimin për bakllavanë e saj, duke thënë se kancelarja gjermane Merkel është njëra nga figurat e saj të preferuara të jetës publike, për shkak të, siç tha, “amvisërisë” së saj.

“Derisa kam jetuar në Stamboll në një revistë turke lexova sesi ajo e pëlqen kuzhinën. Dëshiron dhe di të përgatisë ushqime të llojllojta, ndihmon në pastrimin e shtëpisë përkundër faktit se ka njerëz të caktuar për gjëra të tilla. Sipas meje, modestia e saj është madhështia e personalitetit të saj, prandaj edhe është e çmuar”, tha Dostana. Ajo shton se në dit në dyqanin të cilën e drejton ajo hyjnë shumë blerës dhe shumica prej tyre interesohen pse bakllavanë të cilën e shet e quan, as më pak e as më shumë, por sipas kancelares gjermane. Po ashtu, Dostana thekson se atë e vizitojnë edhe turistë të huaj të cilët duan të provojnë ëmbëlsirat e saj, me këtë rast interesohen edhe për emrin e bakllavasë.

“Duke pasur parasysh se për ditën e Kurban Bajramit, një nga festat më të mëdha muslimane, është zakon të shërbehet bakllava. Prandaj këto ditë në dyqan vijnë klientë dhe blejnë bakllava, patjetër e kam të them se bakllavaja e ime shitet si hallvë”, tha Dostana, e cila me vite  merret me prodhimin e ëmbëlsirave. Ajo më tepër se tre dekada së bashku me prodhimet e saj ka jetuar dhe punuar në Stamboll, ndërsa para disa kohësh me bashkëshortin e saj, jeton në Shkup, duke bërë dhe shitur ëmbëlsira të ndryshme siç janë bakllavaja, tollumba, obllandë, ëmbëlsirë të frutave, të cilat vetë i përgatit. (Lajm)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...