Në Prokurorinë Speciale shpërthen një gyp dhe shkatërron fakte të rëndësishme të lëndëve “PERANDORIA”, “TREQIND” dhe “SPIUNI”

Date:

 

Në një përmbytje nga gypi i shpërthyer në hapësirat e PSP-së javën e kaluar, është shkatërruar dokumentacion për tri lëndë të rëndësishme: “PERANDORIA”, “TREQIND” dhe “SPIUNI”.

 

Informacion u konfirmua ekskluzivisht në emisionin e Alsat, 360 gradë nga PSP-ja.

Për shkak të disa problemeve të gypave të instilacionin të nxehjeve qendrore, në objektet e PSP-së, ku janë të vendosura lëndët e përgjimeve, ka shpërthyer njëri nga gypa. Me çka është shkatërruar një pjesë e dokumentacionit të disa lëndëve të PSP-së, midis të cilave “PERANDORIA”, “TREQIND” dhe “SPIUNI”. Duhet të potencohet se në këtë prokurori publike i gjithë dokumentacioni paraprakisht skanohet, mirëpo nëse vërtetohet se janë shkatërruar dokumente që nuk ekzistojnë në formë elektronike, do të kërkohet të ri gjenerohen të njëjtat.

Për momentin po shqyrtohet shkaqet si ka ardhur deri te shpërthimi i gypit dhe po bëhet analizë e brendshme me çka do të bëhet vlerësimi i dëmit të përgjithshëm, kanë thënë nga PSP-ja. /ina

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...