Në Kuvend do të mbahet “Dialogu Zhan Mone 2”

Date:

22.06.2019

Shkup, 22 qershor – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot dhe nesër do të mbahet dialogu i dytë nga procesi “Zhan Mone”, me të cilin do të bashkëkryesojnë eurodeputeti dhe raportuesi për vendin tonë, Ivo Vajgëll si dhe eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn.

Siç kumtuan nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi do të ketë takim me eurodeputetët, para hapjes së dialogut.

Konferencë për shtyp për epilogun e dialogut të dytë në suaza të procesit nesër do të mbajnë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe tre eurodeputetët, bashkëkryesues të dialogut – Vajgëll, Kukan dhe Flekenshtajn.

Takimin e parë në kuadër të dialogut “Zhan Mone” përfaqësuesit e partive parlamentare në Kuvend e mbajtën vitin e kaluar në Ohër./KOHA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...