Në Holandë vritet me armë zjarri ish futbollisti i njohur

Date:

 

 

Ish futbollisti profesionist hollandez, Kelvin Maynard u qëllua për vdekje në Amsterdam. Dy persona me një motoçikletë kishin hapur zjarr mbi makinën në lëvizje të 32-vjeçarit, konfirmoi policia natën e së enjtes, informon Shtegu.com. Autorët janë arratisur. Ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me ndonjë motiv të mundshëm.

 

Maynard kishte luajtur për klubet holandeze Volendam dhe Emmen. Ai ishte i angazhuiar edhe në Ligën e parë belge te Antëerpeni dhe kishte kontratë me klubin anglez Burton Albion. Atentati ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në mbrëmje. Maynard ishte plagosur në një kazermë të zjarrfikësve me makinën e tij. Atje iu nënshtrua plagëve të rënda.

Disa orë më parë, një avokat i cili mbronte dëshmitarin kryesor të një seance të madhe gjyqësore kundër një bande kriminale të organizuar, ishte qëlluar gjithahstu për vdekje në rrugë. Por hetuesit fillimisht nuk supozojnë se ekziston ndonjë lidhje me vrasjen e Maynard, tha një zëdhënëse e prokurorisë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...