Ndryshim drastik: Gruaja që humbi 60 kilogramë, pa shkuar në palestër

Date:

26.06.2019

Image result for Tina Cotton

Tina Cotton, 45-vjeçare, po haste vështirësi të kishte një foshnje, me tri aborte rresht që pësoi përgjatë përpjekjes. Fajin mjekët ia adresonin peshës së saj, që gjegjësisht shkonte në 120 kilogramë.

Si rrjedhojë e kësaj, Cotton vendosi të heqë dorë nga ushqimi i shpejtë. Kohë më parë, ajo hante qindra patate të skuqura brenda muajit, transmeton lajmi.net.

Tanimë, nëna e tre fëmijëve, pasi hoqi dorë nga patatet e skuqura dhe iu nënshtrua një diete të shëndetshme, ka humbur gjithësej 63 kilogramë.

“Unë haja të paktën tri pako patate të skuqura në ditë. Haja deri sa më vinte ndjesia për të më vjellë”, deklaroi ajo, duke iu referuar zakonit të mëhershëm të ngrënies.

“Krahas ngrënies së shëndetshme, unë sigurohem që të bëjë deri në 16 mijë hapa në ditë”, potencoi tutje ajo.

Një gjë për të cilën Cotton është e sigurt në lidhje me jetën e saj, është se asnjëherë nuk do të prekë pakot e patateve të skuqura.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Një shofer kamioni 60-vjeçar vdiq dhe një i dytë...

Talenti i ri i tenorit nga Kosova, Granit Musliu përkrah yjeve botërorë në Mynih

Vetëm gjashtë vjet më parë, Granit Musliu erdhi në...

Shtetasi maqedonas (40) qëlloi qëllimisht një polic zviceran në kokë

Kaos trafiku në Dietikon, Cyrih, të martën në mbrëmje....

FTESË PËR EKSPOZITËN „NËNTORI I PARË“

FTESË PËR EKSPOZITËN "NËNTORI I PARË"