Ndodhë edhe kjo: Dikujt nuk po i duhen eurot

Date:

Një rast misterioz është duke tronditur Gjermaninë: Që nga muaji gusht, në Darmstadt janë duke u gjetur copa të grisura të të hollave në mënyrë të vazhdueshme. Deri më tani mbetet e paqartë se prej nga janë banknotat e grisura me vlerë prej 50-, 100- dhe 500-euro.
Për herë të parë ato u paraqitën në muajin gusht në Darmstadt.

 

 

Në shumë pjesë të qytetit ishin gjetur copa të grisura të banknotave prej 50-, 100- dhe 500-euro. Policia gjermane flet për rreth njëzet vende në Darmstadt, në të cilat janë gjetur banknotat. Kohëve të fundit, nuk kishte pasur të holla të tjera të grisura, por edhe më tej mbetet e paqartë prej nga vijnë këto të holla. Aktualisht, të hollat e grisura gjenden në Bundesbankën e Mainzit, ku pjesët e grisura do të sistematizohen nëpër vendet përkatëse.

 

 

Por, për t`i rregulluar të gjitha duhet tepër kohë. „Është shumë më e komplikuar se sa e kemi paramenduar“, ka deklaruar për mediet gjermane Rainer Elm nga Qendra analitike e Bundesbankës në Mainz, njofton „Shtegu.com“. „Janë diku rreth 10 mijë copa, në të shumtën e rasteve me madhësi sa gishti i dorës“. Pasi gjithnjë e më shumë janë duke munguar copa të tjera, sistematizimi i tyre po bëhet më i komplikuar e më i vështirë. Se kur do të përfundojë sistematizimi i tyre, askush nuk ka mundur të japë ndonjë datë të caktuar. Edhe shuma e saktë e parave të grisura deri më tani mbetet e paqartë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...