Myslimani pothuajse e vrau, por ky njeri ka një këshillë për botën

Date:

Chris Herbert është ushtar. Gjatë angazhimit të tij për armatën britanike, ai u lëndua rëndë, duke humbur këmbën e djathtë. Shumica e njerëzve nga ai prisinin një zemërim të papërmbajtshëm ndaj sulmuesit mysliman, ndaj myslimanit, i cili dashti ta vrasë. Por, Chris Herbert reagoi në një mënyrë krejtësisht ndryshe. Ja se si reagon ai në një postim të tij në Facebook, pas kësaj ngjarje:

 

 

Personat të cilët nga unë presin akuza raciste, po më shkojnë në nerva. Vetëm për shkak se unë u sulmove, e humba këmbën. Po, po. Një mysliman dashti të më ngitë në ajër, shkruan „Huffington Post“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Por, po të njëjtën ditë edhe një mysliman e humbi krahun e tij, në uniformën e armatës britanike.
Një vullnetar mysliman përkujdesej për mua në helikopterin i cili më dërgoi në spital.
Një mjek mysliman ma shpëtoi jetën me një operacion urgjent.
Një infermiere myslimane ishte pjesë e ekipit i cili u përkujdes për mua.
Një përkujdesëse myslimane u angazhua për rehabilitimin tim.
Një taksist mysliman më dërgoi të takohem për herë të parë me babain në një kafene.
Një mjek mysliman e kishte këshilluar babain tim se si t`i përdorë barërat për sëmundjen time.

 

 

POR:

 

 

Një britanez i bardhë e kishte pështyrë të dashurën time për shkaqe banale.
Një britanez i bardhë ma shtyu karrocën para ashensorit, në mënyrë që ai të futet i pari.
Një britanez i bardhë i bërtiti babait tim pasi ai ishte parkuar në një vendparkim për persona me nevoja të veçanta.
Por, unë edhe nuk i urrej britanezët e bardhë!

 

 

Qëllimi i kësaj është: Më lini të qetë, unë i dua ata njerëz që më duan dhe të tjerët nuk i dua. Mos më impononi mendime tuaja.
T`i fusësh në një thes të gjithë myslimanët për shkak të ISIS-it dhe talibanëve, është njësoj sikur të gjithë krishterët t`i fajësosh për të bërat e Ku-Klux-Klan. Një gjë duhet sqaruar, përqafoni familjet tuaja dhe shkoni mëtutje në punë.

 

13:45:22      2015-12-09

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...