Motrës së dëshmorit Kadri Trena, i mohohet shtetësia e Kosovës (VIDEO)
Një rrëfim rrëqethës vjen nga Sarajeva, kësaj radhe bëhet fjalë për një bashkatdhetare së cilës autoritetet kosovare po ia nxijnë jetën, duke e refuzuar t`i japin shtetësinë. Në një prononcim të saj dërguar Redaksisë së portali „Shtegu.com“, ajo ka shkruar:
„Quhem Hazbije Trena Aganoviq, baba i ndjerë ishte nga Begraca Ali Trena (pylltar). Kam lindur në Sllakocin e Ulët komuna e Gjilanit, pasi që babai ka qenë pylltar, ka qenë në atë kohë atje me detyrë, ku unë dhe motra atje kemi lindur. Shkollën fillore e kreva në Kaçanik dhe shkova në Shkup në zanat për frizere, Në vitin 1984 e hapa sallonin e parë për frizere në Kaçanik. Ishim 4 fëmijë, 2 motra, 2 vëllezër, babai vdiq në vitin 1986, ndërsa vëllain Kadriun e vranë shkijet më 9 prill në Rrakoc, dëshmori i motrës Në vitin 2015 më vdiq motra e cila kishte 53 vjet, ndërsa nëna më vdiq në vitin 2021, kështu në jetë jemi vetëm unë dhe vellai, Mustafa.
Në vitin 1986 erdha në Sarajevë të kualifikohem për frizere edhe për meshkuj dhe të kthehem në Kosovë. Këtë mendim e kisha, por këtu e gjeta fatin dhe ngela të jetoj. Në vitin 1990 bëra kurorë dhe që 33 vjet jetoj me bashkëshortin. Por Zoti ashtu ka dashtë që mos të kemi fëmijë, jeta pa fëmijë është si dita pa diell. Kam punu deri para 4 viteve, 17 vitet e fundit si berbere se u kualifikova, por pwr shkak tw problemeve shwndetwsore, nuk isha më e aftë të punoj. Tash jam mirë, shpresoj kah pranvera të filloj prapë me punë. Më ka mërzitur shumë situata me viza në relacionin Kosovë – Bosnje, ngase në vitin 2002 për herë të fundit më kanë ardhur në vizitë familjarët. Pas lufte nuk kam nxjerr letërnjoftim dhe para 9 viteve, kur dashta të nxjerr, m`u dasht me apliku në Ministri të Punëve të Brendshme të Kosovës ku më refuzuan dhe prapseprapë nuk ma dhanë nënshtetsinë e cila më takon. Tash më i kam humbur shpresat, nuk aplikoj më, se më duket dikush do me ia mbush gjepin. Unë edhe po të kisha, kurrë nuk u jap. Dje u gëzova që Albin Kurti ka nënshkruar për qarkullimin e lirë me letërnjoftime Kosovë – Bosnje, se disa herë kam hy ilegalisht në Kosovë, që është një turp i madh“, përfundon shkrimin bashkatdhetarja Hazbije Trena Aganoviq.
Më poshtë mund ta shikoni një video të ATV-së