Më e ëmbël se mjalta, Ardonisi kthehet në vendlindje nga SHBA-të (VIDEO)

Date:

Ardonis Sefedin Luzha nga Begraca prej vitit 2008 gjendet në Arizona të SHBA-ve, ndërsa nga viti 2017 i është rrekur biznesit të autosalloneve amerikane. Në këtë drejtim, ai arriti sukses të madh në vitin 2019, duke u kualifikuar si menaxher i departamentit për pastrim kimik dhe bën korrektimin e ngjyrës.

Në këtë lëmi, ai është ekspert tashmë 6 vite, që përfshin veturat e vjetra e të reja prej fabrike, e ku kryhet lustrimi i automejeteve si dhe errësimi i dritareve. Gjatë një muaji në përpunim janë rreth një mijë vetura, ndërsa kompania që quhet „COURTESY Autogrup“ është ndër më të mëdhatë në Arizona. Përpos kësaj, kompania është përfaqësuese e shtatë llojeve të veturave: Jeep, Ram, Chrysler, Volve, Kia, Dodge dhe Polstra.

Mirëpo, Ardonisi si duket e ka përfunduar misionin e tij në mërgim dhe ai është duke i bërë përgatitjet e fundit për t`u kthyer në vendlindje. „Më 9 mars po mendoj të kthehem në Kosovë për të jetuar e punuar atje. Po më brengos fakti se fëmijët do ta harrojnë gjuhën shqipe, prandaj kam vendosur t`i shkolloj atje“, pohon Ardonisi enkas për portalin Shtegu. Fillimi me siguri se do të jetë pak i mundimshëm, por Ardonisi është këmbëngulës dhe ai tashmë e ka nisur një veturë old-timer për në Kosovë, një lloj veture atraktive e përshtatshme për dasma dhe ahengje tjera. Rezervimi i veturës mund të bëhet që tani dhe për një kohë të shkurtër ajo do të jetë në dispozicion.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...