Monica Lewinsky ka shpresa të mëdha për „American Crime Story“
Monica Lewinsky, praktikantja më famëkeqe në botë, ka pranuar ta bëjë produksionin e një drame të re televizive në lidhje me aferën e saj me presidentin Bill Clinton me shpresën se do t’u japë fund 20 vjetëve të thashethemeve.
Clinton u mor në pyetje si president i SHBA-së në vitin 1998 pasi u bë e qartë se ai kishte qenë në romancë me Lewinsky gjatë mandatit të tij presidencial, ndërsa ajo u bë një nga personazhet më përçarëse në historinë politike amerikane.
Monica u tërhoq nga vëmendja e publikut dhe i ka kaluar dy dekada që nga skandali në përpjekje për të rikthyer jetën, karrierën dhe reputacionin e saj në rrugë të duhur, shkruan KOHA Ditore.
Dhe ajo shpreson se seriali i ri “American Crime Story” i Ryan Murphy, i cili do të bëjë fjalë për gjykimin rreth akuzave kundër Clintonit, do t’u japë fund 20 vjetëve të ferrit.
Seriali, në të cilin do të luajë Sarah Paulson si Linda Tripp, dhe Beanie Feldstein si Lewinsky, do ta shënojë debutimin e Monicës si producente e një projekti televiziv me skenar.
Seriali është planifikuar të debutojë një muaj para zgjedhjeve të vitit 2020.