Miku i afërt zbuloi arratisjen e mundshme të Çavkovit

Date:

 

Vendimi për të vuajtur masën e paraburgimit për ish-drejtorin për siguri publike, Mitko Çavkov, bazohet në notën zyrtare nga informata paraprakisht të që kanë arritur në adresë të MPB-së nga një mik i tij.

 

Sipas zbulimeve operative të Byrosë për Siguri Publike, Çavkov posedon një vilë në Halkidiki të Greqisë, ku sipas informatave i njëjti kishte planifikuar arratisjen para se të shqiptohet vendimi për ngjarjet e 27 prillit.

“ Pas takimit me një mik të afërm të tij, personi përgjegjës zyrtar ka pranuar informatën se i akuzuari për ngjarjet e 27 prillit, Mitko Çavkov, posedon një vilë në Halkidiki të Greqisë, ku i njëjti kishte planifikuar arratisjen, para se ti shqiptohet vendimi të premten më (15.03.2019), të lëshojë shtetin, gjegjësisht të arratiset, me çka theksohet se një lidhje miqësore e tij shumë e afërt me familjen e të akuzuarit”, shkruan në vendimin e Gjyqit me çka fuqizohet kërkesa e Prokurorisë Themelore Publike që ti caktohet masë paraburgimi.

Çavkov u arrestua mbrëmë dhe është dërguar në burgun Hetues të Shutkës. Si i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, të njëjtit i kanoset dënim nga 10 vjet deri në burg të përjetshëm. /ina-online

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...