Migros-i zhgënjen klientët që nuk e hanë mishin e derrit
10:46:42 2019-08-09
Një lexuese e „20 Minuten“ është zemëruar tej mase: Filiali i Migros-it në Münchwilen TG të Zvicrës, mishin e derrit dhe të pulës e ka përgatitur në të njëjtin tigan të thellë. Migros-i ka reaguar menjëherë me arsyetim.
„Përzierja e mishit është krejtësisht e papërgjegjshme“, rrëfen lexuesja në fjalë. Myslimanja e devotshme, të hënën ishte në restorantin e ushqimeve të shpejta në Migros në Münchwilen. Kur po përgatitej të porosiste një copë mish pule, ajo dhe i dashuri i saj u fiksuan në porosinë. Atëherë, të dyve iu tha se mishi ishte përgatitur në tiganin e njëjtë ku ishte përgatitur edhe mishi i derrit. „Nuk ha kurrfarë mishi që ka prekur mishin e derrit“, ka deklaruar gruaja e re.
Nga kjo mënyrë e përgatitjes janë mashtruar jo vetëm myslimanët, por edhe vegjetarianët dhe veganët, ka deklaruar më tej 22 vjeçarja për gazetën në fjalë, përcjell Shtegu.com. Për më tepër, atyre iu është thënë se edhe „pommes frites“ është përgatitur me të njëjtin vaj sikurse ai i mishit të derrit apo të peshkut. „U larguam menjëherë. Përgatitja e ushqimit në një të tigan të përbashkët, mendoj se është për t`u qortuar“, ka pohuar myslimanja anonime.
Migros-i, filiali i Zvicrës Lindore e ka konfirmuar faktin se ushqimet me mish të llojeve të ndryshëm përgatiten në të njëtin tigan. „Për arsye ekologjike dhe shpenzimet: Përdorimi i një tigani elektrik kërkon shfrytëzim të energjisë së madhe, kjo është arsyeja përse kujdesemi që ta përdorim atë sa më efikas që të jetë e mundur“, ka deklaruar Nathalie Brägger, menaxhuese e projektit për komunikime. Edhe nëpër restorantet e Migros-it, mish i ndryshëm fërgohet në të njëjtën tigan.
Nga ana tjetër, ushqimi vegjetarian ndahet rreptësisht. „Për shembull, pjesë të caktuara të mishit të pulave dhe `pommes frites` përgatiten në tiganë të ndryshëm“, spjegon Brägger, informon Shtegu.com. Përjashtimi i vetëm janë pjatat e përziera, ku perimet dhe mishi duhet të përgatiten në të njëjtin tigan. „Nëse klientët nuk duan të konsumojnë mish nga tiganët e përzier, punëtorët tanë iu rekomandojnë alternativa“, shton zëdhënësja i mediave.