Shqiptari i plagosur në Gjermani, ende në gjendje shumë të rëndë (VIDEO RRËQETHËSE +18)

Date:

16:09:40             2019-05-03

 

Shqiptari që u plagos të dielën në Wuppertal të Gjermanisë, edhe më tej është në gjendje kritike, pesë ditë pas ngjarjes. Kjo u njoftua të enjten nga një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik, sipas kërkesës së Agjencisë gjermane DPA, njofton Shtegu.com. Shqiptari 36-vjeçar u godit nga disa të shtëna natën e së dielës dhe u plagos rëndë. Autori është edne në arrati.

Skena e krimit është mbyllur përsëri të enjten, për të rikonstruktuar krimin. Ajo gjendet në një kryqëzim pranë një pijetore të frekuentuar. Shqiptari i plagosur rëndë ishte gjetur i shtrirë përtoke në rrugë. Përskaj tij është gjetur edhe një veturë bosh.

Me sa duket, shqiptari ka qenë mbi timon kur e qëlluan me të shtëna. Në afërsi, në një trotuar, hetuesit kanë gjetur një një armë zjarri. Ende është duke u hetuar nëse bëhet fjalë për armën e krimit. Viktima nuk ishte i panjohur për policinë gjermane, ka deklaruar zëdhënësja. Se përse ka qenë i njohur për policinë, nuk është dhënë ndonjë deklaratë, për arsye të hetimeve taktike.

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...