Mesazhi emocionues i djalit të rrëmbyer nga Maqedonia

Date:

20:43:30                  2017-03-10

 

 

 

 

 

Një shtetas nga Shkupi, Nafi Zeqiri ka denoncuar dje para autoriteteve policore të Tiranës humbjen e birit të tij 10-vjeçar, Shaban Zeriqi dhe të bashkëshortes Nafije.
Sipas tij, djali dhe nusja janë zhdukur nga shtëpia e tyre në Shkup, të shtunën e kaluar, duke mos lënë asnjë gjurmë të ikjes së tyre.


Kryefamiljari, duke humbur kontaktet me telefon, ka njoftuar menjëherë autoritetet vendase të policisë, duke dhënë informacionet e para dyshuese se bashkëfajtorë në këtë zhdukje mund të jenë qiraxhiu nga Shkodra, Mark, i cili kishte një muaj që qëndronte me nusen e tij shtatzënë në familjen e Nafi Zeqiri.


Nafi Zeqiri pohon se largimi nga shtëpia ka ndodhur nga një nevojë e shtatzënës rome, bashkëshortja e Markut, qiraxhi në shtëpinë e tij, e njohur si Melisa ose Mirdita. Ata i kanë kërkuar Nafijes, bashkëshortes së Nafi Zeqirit, e cila ka një damar identifikues në ballë, t’i ndihmonte duke i dërguar në spital. Prej aty kanë humbur kontaktet gruaja dhe djali 10-vjeçar, Shaban. Nafi Zeqiri thotë se gruan e ka me probleme psikike dhe kjo ia vështirëson edhe më shumë gjendjen për gjetjen e saj me djalin.
Kryefamiljari vetëm ditën e 8 marsit ka arritur të lidhet përmes një mesazhi në viber me të birin 10-vjeçar, Shaban i cili i shkruan: “O babi nana më ka marr, jam mërzit shumë, hajde na gjen në Tiranë”. Nafi Zeqiri ka mbërritur në Tiranë duke bërë njoftimet nëpër autoritetet policore vendase, duke e ndarë njoftimin edhe në redaksinë e Panorama. Lutemi të gjithë qytetarëve të na njoftojnë dhe ndihmojnë me informacionet e tyre nëse i kanë parë dhe e dinë vendndodhjen e tyre. Numër kontakti Shqipëri: 0697390983. (KOHA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...