Shqiptarët turpërohen nga vrasja në Bazel të Zvicrës

76 Lexime

Isen Sulejmani

 

 

 

 

19:40:06              2017-03-10

 

 

 

 

 

Mbrëmë rreth orës 20.15 në Bazel, në një lokal me emrin “Cafe 56”, pronë e shtetasit maqedonas I.S. janë vrarë dy shqiptarë, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë, thuhet në një komunikatë të Prokurorisë publike të Bazelit. Autorët e krimit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa për kapjen e tyre policia zvicerane është duke hetuar edhe më tej, por është sensibilzuar edhe ajo gjermane.

 

 

 

 
Vrasja i ka shokuar banorët në afërsi, të cilët për „Blick“ janë pronocuar, duke deklaruar se janë të tronditur nga ngjarja, pasi në këtë lagje nuk është pritur të ndodhë një krim i tillë. Vetëm para disa ditëve, në Bazel ishte organizuar nja karnaval në të cilin kishin marrë pjesë me mijëra qytetarë, ndërsa në një restorant kaq të vogël janë vrarë dy persona, është shprehur një banor i lagjes. Edhe shqiptari 66-vjeçar, pensionisti Isen Sulejmani, është shokuar nga rasti. Ai ka pohuar se lokalin e kanë vizituar vetëm meshkujt, ndërsa pronari nga Maqedonia e kishte aplikuar ndalesën për konsumim të alkoolit. Vetëm kamarierja e cila ka punuar në lokal ka qenë e gjinisë femërore dhe dyshohet se ajo i ka shërbyer mysafirët ilegalisht me alkool. „Gjithnjë më ka shkuar mendja se diçka e tillë do të ndodhë“, ka përfunduar pensionisti shqiptar, përcjellë „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Nga ana tjetër, një shqiptare tjetër, banore e lagjes e cila ka dashur të mbetet anonime, ka pohuar se restoranti ka qenë i frekuentuar para së gjithash prej shqiptarëve. Bëhet fjalë për një shoqëri të mbyllur, ndërsa banorë të tjerë të lagjes asnjëehrë nuk e kanë vizituar restorantin, ka vazhduar më tej ajo. Në përfundim të dëshmisë, ajo ka thënë se turpërohet nga ky rast. „Këtu jetojnë shqiptarë të shumtë të cilët angazhohen për jetë të qetë e pa brenga, ndërsa ky rast do ta dëmtojë reputacionin e tyre“, ka përfunduar shqiptarja nga Bazeli.