Mehmeti po shkëlqen në kampionatin e basketbollit italian

Date:

20.12.2019

Basketbollisti shkupjan Rezart Mehmeti i cili ishte edhe anëtar i KB Shkupi, denjësisht po prezanton basketbollin tonë në kampionatin italian, ku në kategorinë e të rinjve po u mban “ligjërata” basketbollistëve të kësaj kategorie.

Rezarti po luan në ligën M-18 të Italisë dhe me 16 vitet e tija ai ka shënuar plot 28 pikë për ekipin e tij Aurora Xhezi ndaj Riminit. Ekipi ku luan Mehmeti shënoi fitore 70:78. Pas 12 javëve sa edhe janë luajtur, ekipi i Aurora Xhezi mbanë pozitën e pestë me gjashtë fitore dhe po aq disfata.

Të përkujtojmë se basketbollisti i talentuar shkupjan është edhe pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë M-16, ndërsa ai ishte pjesë e këtij reprezentacioni edhe në Kampionatin Evropian që u mbajt në Udine, ku Maqedonia përfundoi në pozitën e 12-të.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...