BDI dhe VMRO në opozitë, partitë tjera shqiptare dhe LSDM-ja formojnë qeverinë e re

Date:

Nga informata jo-zyrtare për Gazetën Express – Maqedoni, tregojnë se LSDM ka dërguar oferta për koalicion parazgjedhor deri tek Alternativa e Gashit dhe PDSH-ja e Thaçit. Nëse arrihet marrëveshje, blloku opozitar do të përbëhet nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa e Kasamit. BDI dhe VMRO-DPMNE do të shkojnë të vetme në zgjedhje.Duke parë edhe lëkundjet e fundit në kampin qeveritar, në mes LSDM-së dhe BDI-së, kryeministri Zaev po shqyrton mundësinë që nëse i fiton zgjedhjet së bashku me dy partitë shqiptare, pastaj qeverinë ta bëjë me ASH-në dhe Lëvizjen Besa, duke e lënë BDI-në në opozitë bashkë me VMRO-DPMNE-në. Megjithatë kjo do varet vetëm nga numrat që dalin pas zgjedhjeve.Mbetet të shihet se a do të ndodh bashkimi i ASH-së dhe Lëvizjes Besa dhe sa numra do të fitonin së bashku në legjislaturën e re.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...