Mehmeti: ”Nëse s’keni para, hani sa të doni, pagesën kur të keni mundësi”

Date:

Mehmeti është 45 vjeçar dhe jeton në Minhen, ku ka hapur një restorant të vogël turk. Letra që Mehmeti e ka vendosur në derën e restorantin ka mahnitur njerëzit në Minhen dhe më gjerë.

Mehmeti, të cilin shumica e thërrasin “Memo” është ish biznesmen nga Stambolli. Pas dy martesave të pasuksesshme dhe bankrotimit, ai u bë aq i varfër sa që u detyrua të marr edhe paratë e fëmijëve. Kur erdhi në Gjermani vendosi të hap një lokal të vogël në Minhen.

Ngadalë filloi t’i kthehej vullneti dhe dëshira për të jetuar, ndërsa puna filloi t’i shkoj shumë mirë. Kur u forcua pak financiarisht Memo bëri diçka që rrallë kush mund ta bëj. Duke marrë parasysh se ai e dinte se çdo të thotë të mos kesh asgjë, vendosi një letër në derën e lokalit të tij ku shkruante:

“Të dashur njerëz, nëse jeni të uritur dhe nuk keni para, tek ne mund të hani dhe më vonë kur të keni mundësi mund ta paguani, Zoti ju bekoftë. Askush nuk duhet të jetë i uritur!

Reagimet për këtë gjest janë të panumërta. Shpesh nga katër apo më shumë persona hanë ushqim të cilin e paguajnë më vonë. Mirëpo, vet gjesti ka bërë që shumë njerëz ta duan dhe ta urojnë për këtë vepër të veçantë.

Bota do të ishte më ndryshe nëse do të kishte më shumë njerëz sikur Mehmeti. /Almakos/

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...