Medalje e artë për Shqipërinë

Date:

Atletja shqiptare Luiza Gega ka zënë vendin e parë në garën e 1500 metrave në Lojërat Olimpike Europiane “Baku 2015”, duke i dhuruar Shqipërisë medaljen e parë të artë olimpike në një veprimtari të tillë. Gega shënoi kohën 4’11”58, duke zhvilluar një garë fantastike, të cilën e dominoi gjatë gjithë kohës. Përveç medaljes së artë të fituar në 1500 metra, koha 4’11”58, ajo vendosi edhe një rekord olimpik evropian. Për Gegën, kjo është medalja e dytë në këtë Olimpiadë, pas asaj të bronztë fituar të dielën në 800 metra. Gega ka treguar se është një kampione në këtë disiplinë, pasi për asnjë çast nuk e vuri në diskutim fitoren.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...