Me ngritjen e jashtëzakonshme të Lorianës, Kosovës i është shtuar edhe një shpresë olimpike

Date:

 
 

Ende nuk janë bërë dy vjet prej se Loriana Kuka ka nisur të garojë për Kosovën. Deri në fund të vitit 2016 ajo kishte zhvilluar karrierën në Zvicër dhe e kishte përfaqësuar këtë vend.

 

Me synim për të ngritur nivelin, që të bëhet xhudiste elitare, ajo kishte lënë Zvicrën dhe ishte vendosur në Pejë, për të punuar nën urdhrat e trajnerit Driton Kuka. Trajneri Kuka është axha i Lorianës. Garën e parë për Kosovën, Loriana e pati më 4 shkurt 2017 në Sofje. Nuk fitoi medalje në një garë që nuk ishte e nivelit më të lartë, shkruan sot Koha Ditore.

Koha kur Loriana nuk fitonte medalje në gara mesatare duket shumë e largët tani. Ajo ka bërë ngritje të jashtëzakonshme të nivelit për dy vjet punë në sallën e vogël të klubit “Ippon” në Pejë. Janë rezultatet ato që e dëshmojnë ngritjen e nivelit të Lorianës. Tashmë medaljet priten vazhdimisht prej saj. Dhe jo në gara mesatare, por në ato të nivelit të lartë. /ina-online.net/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...