Mavraj shpërblen tifozët që ia qëllojnë rezultatin e Shqipëri – Serbi
Mërgim Mavraj ka vendosur t’i shpërblejë tifozët, të cilët do t’ia qëllojnë rezultatin e ndeshjes Shqipëri – Serbi, e cila do të zhvillohet më 8 tetor, shkruan Zëri.
Mbrojtësi shqiptar, i cili nuk do të mund të luajë në ndeshjen e Elbasanit, e ka menduar këtë ide, duke i shpërblyer ata që e qëllojnë rezultatin me fanella apo këpucë futbolli.
Ky është postimi i futbollistit të Kolnit në Facebook.
“Shqipëri – Serbi po afron..
Duke qenë se unë nuk ja dola dot të luaj gjej rastin t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë. Dëshira ime është që të shpërblej disa nga ju…
Kam përpiluar një Quiz, pra një lojë e cila do të bazohet në parashikimin e rezultatit të ndeshjes Shqipëri – Serbi, të shpërndaj personalisht për ju fanella të Këln, Shqipërisë dhe Këpucë futbolli që mbajnë firmën time.
Fituesit do të përzgjidhen dhe do të kontaktohet nga ana ime për dhuratat. Gjithçka duhet të bëni është të klikoni në faqen time në Instagram dhe pasi të keni bërë follow të komentoni rezultatin poshtë fotos. Nëse gjeni edhe shënuesit do të keni avantazh për të fituar dhurata miqtë dhe fansat e mi”. /Zëri/