Maqedonasi më i fortë, Sasho Mijallkov arrestohet në Beograd

Date:

Mijallkov është edhe më interesant për shërbimin e sigurimit serb, pasi ata kanë dyshuar se ai ka luajtur rolin më të madh në organizimin e sulmeve „terroriste“ në Kumanovë, shkruajnë mediet serbe, njofton „Shtegu.com“.

Ish shefi i shërbimit sekret maqedonas, Sasho Mijallkov ishte shkaku kryesor i dramës e cila ishte shkaktuar të enjten në aeroportin „Nikolla Teslla“ në Beograd, pasi në valixhen e tij ishte gjetur një pistoletë.

Ajo që habitë më tepër, është se arma ka qenë në fluturimin nga Shkupi në Zagreb, ndërsa pistoleta është gjetur në aeroportin e Beogradit.

„Personi ishte shumë i qetë dhe nuk rrezistoi aspak kur iu gjetë arma. Arsyetohej se ka harruar që ta lëjë në shtëpi, ndërsa në aeroportin e Shkupit as që e kishin kontrolluar, gjë e cila i habiti të gjithë. Befasia më e madhe ishte kur u zbulua se personi i armatosur në fjalë ishte mu Sasho Mijallkovi, ish shefi i shërbimit sekret maqedonas“, ka deklaruar një burim anonim serb, duke shtuar se bëhet fjalë për figurën më të pushtetshme në Maqedoni, e sidomos nga fakti se ai kishte lidhje me politikanët dhe kriminelët nga Shqipëria.

Përndryshe, për shërbimin e sigurimit serb, ai është jashtzakonisht interesant, pasi ata kanë dyshuar se Mijallkovi ka luajtur rol aktiv në organizimin e sulmeve „terroriste“ në Kumanovë. Pas këtyre sulmeve dhe nën presionin e fortë, ai kishte dhënë dorëheqje në postin e drejtorit të Drejtorisë maqedonase për siguri dhe kundërspiunazh.

Për shkak të dyshimeve për pronën e tij të fituar, por edhe për shkak të lidhjeve që i ka, ai është nën vëzhgim të shërbimeve të huaja.

Më vonë disa burime serbe kanë pohuar se pasi është kuptuar e gjithë situata dhe pas intervenimit të disa oficerëve të lartë serbë, ai është liruar nga paraburgimi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...