Manjati rus hedh mijëra dollarë për të ftuarit (Foto)

Date:

Një manjat rus habiti të pranishmit në një konferencë biznesi duke hedhur mbi të ftuarit “shi” parash me vlerë 20 mijë dollarë.

Sigurisht, të pranishmit nxituan për të futur sa më shumë kartëmonedha në xhep. Ato ishin të gjitha 1 dollarëshe. Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, me këtë veprim manjati Igor Rybakov donte që inkurajonte sipërmarrësit e rinj rusë për të qenë të suksesshëm, përcjell „Shqip“.

Në video mund të shihet numërimi mbrapsht në një ekran të madh përpara se “shiu” të nisë në Arenën Gazpriom të St Petersburgut.

Teksa kartëmonedhat fluturojnë në ajër, njerëzit i shohin ato plot habi, përpara se të nisin t’i mbledhin. Më pas në skenë ngjitet biznesmeni dhe mban fjalim para audiencës.

Në forumin e biznesit Synergy Global 2019, Rybakov tregoi sesi kishte nisur ta ndërtonte pasurinë e tij prej 1.3 miliard dollarësh kur babai i tij Vladimit, një inxhinier i kohës së komunizmit, i kishte dhënë atij vetëm 1 dollar

Ai tha se i ati i kishte thënë që ta shumëfishonte dhe më pas ta shpërndante. Dhe ai kështu bëri.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA!

Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA! E mjera Shqipëri, në flakë e...

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...