Llogaria e restorantit që familjen myslimane e la pa fjalë

Date:

09:31:24        2015-12-29

 

 

Ishte nata e Krishtlindjeve. Një grup i familjeve myslimane ishte ulur së bashku për darkë, në një restorant në Georgia të SHBA-ve. Ata e kërkuan llogarinë. Porsa kamarieri ua solli në tavolinë, ata mbetën gojëhapur.

Në copën e letrës dikush me stilolaps e kishte shkruar: „E paguar. Gëzuar Krishtlindjet, familje të mrekullueshme“.

Eslam Mohamed, i cili ishte në mesin e familjeve myslimane në restorant, e ka postuar në Facebook foton e llogarisë si dëshmi të gjestit të shkëlqyeshëm. Deri më tani, kjo foto u shpërnda me mijëra herë.

Nën foto, Mohamedi ka shënuar se pronari e ka ditur se shtatë të rriturit dhe pesë fëmijët kanë qenë myslimanë, ndërsa gratë kanë pasur të veshur rrobe tradicionale. Gjithashtu edhe në të folur janë vërejtur se nuk bëhet fjalë për amerikanë.

Sipas faqes së tij në Facebook, Mohamedi është egjiptas dhe për momentin është duke studiuar në Augusta University, shkruan „Huffington Post“, përcjellë „Shtegu.com“.

„Dikush na e ka paguar llogarinë dhe i ka shënuar këto fjalë të mrekullueshme në llogari. Nuk kam asnjë fjalë më tepër se sa i ka prekur zemrat tona ky gjest“, ka shënuar përmes fotos. Përkundër të gjitha të këqijave, të cilat kandidati presidencial Trump i bëri publike, duke nxitur urrejtje ndaj myslimanëve, përsëri po shihet një dritë në errësirë.

„Ekzistojnë ende shpresa edhe pse jemi të frustruar. Atij që e bëri këtë gjest, i uroj gëzuar festat. Zoti e bekoftë“.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Një shofer kamioni 60-vjeçar vdiq dhe një i dytë...

Talenti i ri i tenorit nga Kosova, Granit Musliu përkrah yjeve botërorë në Mynih

Vetëm gjashtë vjet më parë, Granit Musliu erdhi në...

Shtetasi maqedonas (40) qëlloi qëllimisht një polic zviceran në kokë

Kaos trafiku në Dietikon, Cyrih, të martën në mbrëmje....

FTESË PËR EKSPOZITËN „NËNTORI I PARË“

FTESË PËR EKSPOZITËN "NËNTORI I PARË"