Lira Alushi do të mungojë në Kampionatin botëror për shkak të shtatzanisë
Miqte e dashur, për një aryse të bukur ishtë dje ndeshja e fundit për mua në këtë vit. Ju njoftojë me gjithë knaqësi dhe lumturi se jam shtatzënë. Nga tani dua të shijojë shtatzaninë me Burrin dhe Familjen time. Kjo na bënë më të lumtur dhe gëzohem shumë për muajt e ardhshëm. Ju falënderoj të gjithve për përkrahjen fenomenale. Unë do të rikthehem ❤
Kështu shkruan në profilin e saj në Facebook futbollistja shqiptare Lira Alushi, e cila do të mungojë në Kampionatin botëtror që do të mbahet nga data 6 qershor deri më 4 korrik në Kanada. Mesfushorja shqiptare e Paris St. Germain, e cila njëherit është edhe futbolliste e Kombëtares gjermane është shtatzanë dhe ka refuzuar pjesëmarrjen e saj në KB. Pauzë për foshnjen në vend të Kampionatit botëror, shkruajnë mediet gjermane për futbollisten e cila për 79 herë e kishte veshur fanellën e Gjermanisë. „Natyrisht se me gjithë dëshirë do të luaja edhe ne KB, por ekzistojnë gjëra në jetë të cilat janë më të rëndësishme se futbolli“, i ka deklaruar 27-vjeçarja Lidhjes futbollistike të Gjermanisë (DFB), e të cilën e transmeton „Abendzeitung“. Ndeshja e fundit e saj ishte kundër ekipit të FFC Frankfurt (1:2) në finalen e Ligës së kampioneve në Berlin bestritten, me ç`rast u zëvendësua në minutën 58. Trainerja e gjermaneve, Silvia Neid ka deklaruar se bëhet fjalë për një humbje të madhe për ekipin e saj, pasi për te Lira është një lojtare e madhe. „Por, përpos kësaj, unë i gëzohem gjendjes së saj të tanishme dhe i uroj çdo të mirë në jetë“, ka deklaruar ajo. Për herë të parë tek Alushi janë vënë në pah dëshira të tjera. Kampionja botërore e vitit 2007 dhe kampione e dyfishtë evropiane, e cila është e njohru edhe me emrin e vajzërisë Bajramaj, është shumë e lumtur që do të bëhet nënë. „Po që se përfundon gjithça si e kam paramenduar, do tu rikthehem sukseseve të reja në futboll“, ka përfunduar Alushi duke postuar një kërikaturë të një grua shtatzane me një burrë i cili kujdeset për te.