Leondrit Gashi i bashkohet AV Boxing Management – një yll në ngritje në peshat super të mesme

Date:

Artan Verbica
Artan Verbica

Leondrit Gashi i bashkohet AV Boxing Management – një yll në ngritje në peshat super të mesme.

leondrit gashi
leondrit gashi

AV Boxing Management ka prezantuar afrimin më të ri në radhët e saj, boksierin e pamposhtur Leondrit Gashi. Me një rekord mbresëlënës prej 11 fitoresh (6 me nokaut) dhe pa asnjë humbje në karrierë, Gashi shihet si një prej talenteve më premtues të kategorisë Super Middleweight.

“Mbani mend këtë emër – një kampion i së ardhmes po vjen,” ka qenë mesazhi i shoqëruar me prezantimin e tij.

I pathyeshëm deri më tani, Gashi synon të vijojë serinë e fitoreve dhe të ngjitet drejt titujve prestigjiozë ndërkombëtarë.

leondrit gashi dhe artan verbica
leondrit gashi dhe artan verbica

Artan Vërbica është themeluesi dhe pronari i AV Boxing Management — një rol që e ka ndërtuar së pari si gazetar dhe analist i njohur i boksit në Ballkan, përpara se të kalonte në menaxhim dhe matchmaking.

Sipas të dhënave nga WBAN (World Boxing Association News), Vërbica është sot menaxher i mbi 40 boksierëve të cilët janë aktivë në arenën ndërkombëtare, përfshirë edhe më shumë se 20 femra. (Huazuar nga AV Boxing Management)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...