LDK: Dibrani s’e përfaqëson degën e LDK-së në Zvicër

Date:

15:18:34           2016-02-07

 

 

 

Lidhja Demokratike e Kosovës ka sqaruar se deklaratat të publikuara në media kinse në emër të nëndegëve dhe degëve të LDK-së për zgjedhjen e presidentit të vendit, nuk shprehin qëndrimet e LDK-së.

Sipas një komunikate të LDK-së, degën e LDK-së në Zvicër nuk e përfaqëson Shefqet Dibrani, dhe i njëjti nuk përfaqëson asgjë për LDK-në, për traditën dhe kulturën e partisë.

“LDK-ja fton publikun dhe simpatizantët e saj që të mos humbin kohë me deklarata dhe komunikata të pa autorizuara dhe dashakeqke të Dibrani. Deputetet e LDK-së përfaqësojnë një parti institucionaliste dhe shteteformuese, i kanë të qarta rrethanat në të cilat ndodhet vendi dhe janë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për veprimet e tyre, dhe për pasojat e këtyre veprimeve”, thuhet në një komunikatë.

Sipas LDK-së, ata që merren dhe shkruajnë letra, do të ishte më mirë që një herë në jetën e tyre të punojnë e të jetojnë nga puna dhe djersa e tyre dhe jo të jetojnë me ndihmat e taksapaguesve të atyre vendeve e të djerrin kohën duke prodhuar patriotë e tradhtarë në Kosovë. (LAJM)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...