Kim Mehmeti: “Ata kumanovarë janë edhe viktima të plehut politik gjithëshqiptar”

Date:

Publicisti Kim Mehmeti, ka komentuar zhvillimet e fundi duke i krahasuar me ndodhitë e mëhershme e duke bërë përgjegjës BDI-së për shkak të mungesës totale të përgjegjësisë. Në profilin e tij në Facebook, Mehmeti ka numëruar rastet ku janë dëmtuar shqiptarët.

“Ndodhi ‘Sopoti’ dhe shkuan në burg dhjetëra shqiptarë të pafajshëm, por drejtuesit e pashpirt, të pabesë e të pafytyrë të BDI-së, heshtnin thuajse nuk ishin pjesë e qeverisë që ua kurdisi lojën shqiptarëve?! Ndodhi akti përbuzës ndaj shqiptarëve të Maqedonisë i quajtur ‘Monstra’ dhe, drejtuesit e pabesë, të pafytyrë dhe që nuk turpërohen nga asgjë të BDI-së, heshtën e nuk thanë gjë, duke u shtirë se nuk ishte anëtar i tyre zëvendësministri i policisë, i cili doli me ministren të kremtojë aksionin e suksesshëm të policisë së shtetit me institucione monstruoze, të shtetit që bëhej pronë e familjes së kryeministrit të Maqedonisë!?, ka shkruar Mehmeti.

Ai përmend likuidimin e Harun Aliut me shokët, ndërsa thekson se drejtuesit e BDI-së sërish heshtën e nuk dhanë asnjë shpjegim, thuajse ai nuk ishte shok i tyre dhe thuajse fare nuk u pengonte të qeverisnin së bashku me ata që e vranë këtë hero.

“Ndodhi deshqiptarizimi i Shkupit dhe drejtuesit e BDI-së, që ishin pjesë e regjimit antishqiptar që deshqiptarizonte shtetin, heshtën dhe shkuan deri aty sa na thanë se edhe luani bullgar mund të jetë simbol etnik i shqiptarisë!? Çka nuk na ndodhi e çka nuk na bëri gjatë kësaj dekade regjimi antishqiptar DPMNE-BDI, por edhe Tirana e Prishtina zyrtare, edhe institucionet demokratike perëndimore, heshtnin e shtireshin se nuk shohin çka është duke ndodhur në këtë shtet në të cilin demokracinë e ndërtonin banditët dhe hajdutët e vëllazëruar shqiptaro-maqedonas të regjimit DPMNE-BDI!, shkruan Mehmeti.

Dhe tani del puna se të gjithë janë habitur nga ndodhitë e Kumanovës, thekson ai.

“Vallë është e mundur dikush të ketë besuar se një diktator qesharak si kryetari i DPMNE-së dhe një injorant e leninist si kryetari i BDI-së, do e çonin vendin më larg se në Kumanovë?! Po pra, çka nuk na ndodhi dhe çka nuk na bëri regjimi antishqiptar DPMNE-BDI neve shqiptarëve të Maqedonisë, por të gjithë burrështetasit shqiptarë në Tiranë e Prishtinë heshtën e nuk u turpëruan fare!

Por, megjithatë duhet thënë se më e paturpshme ishte heshtja e neve shqiptarëve të Maqedonisë që votonim edhe disa qelbësira të BDI-së dhe PDSH-së, i votonim këta që kurrë nuk u mburrën e nuk u ndjenë të fortë pse ishin përfaqësues të shqiptarëve, por pse i shërbenin një diktatori qesharak antishqiptar dhe kushëririt të tij që drejton policinë sekrete maqedonase!”.

Sipas Mehmetit, duhet thënë qartë e shqip: nga e gjithë ajo që ka të bëjë me regjimin antishqiptar DPME-BDI, do mbetet e vërteta se atë e mbajtën në këmbë dy partitë shqiptare – BDI-ja dhe PDSH-ja, të përkrahura nga ne shqiptarët e këtushëm dhe nga Tirana e Prishtina zyrtare.

“Andaj, pra edhe duhet thënë qartë e shqip: viktimat e Kumanovës i vrau edhe dora e shqiptarisë dhe se shtëpive të djegura të kumanovarëve, ua vu flakën edhe plehu i sotëm politik mbarëshqiptar, pleh nga i cili ka vite që përhapet era e qelbur, por të cilën ne paturpshëm e thithim si foshnja qumështin e nënës”, ka shkruar në fund të postimit, publicisti Kim Mehmeti. /Almakos/

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...

Punëdhënësi kosovar gjobitet në Gjermani me 27 mijë euro

Gjykata e Qarkut Halle (Saale) gjobiti një punëdhënës 46-vjeçar...