„Blick“ për vizitë në Ferizaj: Në vend të petardave, Fatoni qëron hudhra

126 Lexime

Pas shqiptimit të masës arrest shtëpiak për 30 ditë, Faton Topalli (52) është bërë objekt i medieve zvicerane. Në një foto ai shihet duke qëruar hudhër në kuzhinën e s`ëmës dhe në të ardhmen do ta bëjë më shpeshë.

 

 

Është e natyrshme që politikanët në parlamente hedhin fjalë ndaj njëri-tjetrit. Por, jo edhe Topalli. Para dy muajsh, ai dhe kolegu i tij partiak, Albin Kurti kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Prishtinës. Të martën Topalli ishte arrestuar dhe pas një dite qëndrimi në burg, ai është dërguar në arrest shtëpiak, ndërsa pas kësaj, atë e pret një porces gjyqësor, shkruan „Blick“, njofton „Shtegu.com“.

 

 
E përditshmja zvicerane „Blick“ e ka vizituar në shtëpinë e prindërve të tij, në Ferizaj gjatë të premtes. Topalli e ka pranuar: „Po, kam hedhur petarda. Ishin petarda për shkaktim të lotëve, njësoj sikur ato të cilat policia më parë i kishte përdorur për demonstruesit paqësorë. I mblodhëm disa të cilat nuk ishin aktivizuar“, ka pohuar Topalli.

 
Protesta ka qenë e drejtuar kundër një marrëveshjeje me Serbinë, e cila parasheh të drejtë shtesë të pakicës serbe në Kosovë.
Topalli deklaron: „Qeveria jonë këtë marrëveshje e ka nënshkruar pas shpinës së Kuvendit dhe ajo nuk do të ratifikohet nga ne“. Gjatë arrestit shtëpiak, Topallit i është ndaluar aktiviteti politik. Në mbledhjen e ardhshme parlamentare që do të mbahet të hënën, nuk do të mungojë vetëm ai, por edhe shtatë anëtarë të opozitës, të cilët ose janë nëpër burgje, ose në arrest shtëpiak.

 

 
Për çdo ditë Topallin e kontrollon një polic: „Kam të drejtë të pranoj mysafirë, të telefonoj apo të punoj në kopsht. Koha te prindërit nuk është monotone, pasi mund të lexoj, shkruaj, të luaj në kitarë dhe aty-këtu ndonjë gotë venë. Përpos kësaj, unë përgatiti me gjithë dëshirë ushqim dhe do të provoj receta të reja“, vazhdon Topalli.
Ai edhe më tej planifikon trazira të reja: „Po që se Qeveria nuk na i plotëson kërkesat tona demokratike, ne sërish do ta pengojmë mbledhjen, ndoshta sërish me gaz lotsjellës“, ka përfunduar Fatoni.

 

10:10:10      2015-12-12