Ky është Leotrim Zhegrova, heroi shqiptar që po shkruajnë mediat austriake

47 Lexime

Deklarata e kamerierit dhe futbollistit shqiptar Leotrim Zhegrova ka sjellur të dhëna të rëndësishme. Tani policia mund të hetojë një të dyshuar.

Pothuajse pesë vite më parë, në një fushë në Klagenfurt pati sulme dhe dhunime të shumta seksuale, afër një klubi, raporton “oe24”, transmeto Shtegu.com. Incidenti i parë kishte ndodhur në qershor të vitit 2015, një tjetër pasoi në gusht të vitit 2017 dhe tre në vitin 2018, ndërsa i fundit në tetor të vitit 2019. Sipas gjurmëve të gjetura të ADN-së, bëhej fjalë gjithnjë për një sulmues të vetëm.

Vetëm një muaj pas sulmit të fundit, incidentet u publikuan dhe u apelua publikisht, përfshirë këtu edhe publikimin e një imazhi fantazmë. Ky veprim korri sukses, pasi mundësoi që policia austriake të kap një afrikan të dyshuar, raporton “Kleine Zeitung”, informon Shtegu.com.

Leotrimi po drejtonte veturën e tij pranë një klubi të natës në Südring, në verën e vitit 2018 dhe vuri re një afrikan që po ndiqte një vajzë dhe po fshihte fytyrën. Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë, gruaja po fliste në telefon përderisa sulmuesi po afrohej. “U ktheva dhe kalova përsëri atypari, pastaj u ktheva përsëri dhe papritmas të dy u zhdukën. Mendova se u zhdukën pasi nuk kishte shtëpi apo zonë industriale, ku shkuan?”, deklaroi për “Oe24” kamerieri dhe futbollisti shqiptar.

Pas kësaj, ai dëgjoi britma paniku nga një grua, kjo është arsyeja pse ai menjëherë u kthye përsëri në veturë dhe ndriçoi zonën me drita. Ai gjithashtu e shfrytëzoi sirenën disa herë dhe i bërtiti afrikanit. “Gruaja arriti të vrapojë drejt meje. E futa në veturë, e mbylla, ndërsa sulmuesi erdhi duke vrapuar pranë meje. Ai u ndal për një kohë të shkurtër sa të mund ta mbaja mend fytyrën e tij. Në atë moment nuk dija se si të veproja. Por, meqenëse e kisha alarmuar policinë, unë u kujdesa për gruan”, vazhdoi Leotrimi.

Falë përshkrimit të saktë të Leotrimit, policia më në fund mundi të krijojë një imazh fantazmë dhe autori i dyshuar përfundimisht u zbulua.