Ky është heroi avokat që i dha hat-trick Serbisë

Date:

Antonio Rigozzi ishte personi i cili sot në mëngjes i ka dhënë lajmin e gëzueshëm Armando Dukës për fitoren e 3 pikëshit të Shqipërisë kundër Serbisë.
Avokati i Shqipërisë, Antonio Rigozzi ka qenë i pari që ka dhënë lajmin për tre pikët e Shqipërisë, transmeton Express. ‘Sot nuk do të punoj’, mësohet t’i ketë shkruar kreut të FSHF’së, Armando Dukës.

Rigozzi 45 vjeçar është arsimuar në Zvicër dhe Harvard dhe ai ishte më meritori për triumfin e Shqipërisë kësaj radhe. Videot, faktet dhe dokumentet kanë qenë provat që ka paraqitur para CAS’it.

“Prova, akte eksperimentimi dhe gjej rastin të falënderoj studion zvicerane, profesor Rigozzin, sepse ishte një mbrojtje e shkëlqyer”, tha Duka.

“Studio që na mbrojti ishte ajo zvicerane ‘Levy Kaufmann-Kohler’ që u përfaqësua nga profesor Rigozzi”.

Rigozzi ka qenë pjesëmarrës në më shumë se 60 çështje të arbitrazhit dhe është kryetar i Gjykatës së Arbitrazhit për Atletikë në Zvicër. Ai po ashtu jep mësim edhe në Universitetin e Nojshtalit në Zvicër. /Aktuale.mk/

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...