Pas tërmetit në Shqipëri, mbi 50 persona e kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë janë lënduar. Në këto momente të rënda, edhe zviceranët kanë grumbulluar me mijëra franga.
Solidariteti me viktimat e tërmetit ishte i madh. Skuadra zvicerane e qenve të shpëtimit Redog shkoi menjëherë në Shqipëri, për të ndihmuar në kërkimin e njerëzve të ngujuar. Konfederata dërgoi një ekip nga Njësia e Ndihmës Humanitare. 15 specialistët ndihmuan në kërkimin dhe shpëtimin e personave të ngujuar dhe ekzaminimin e ndërtesave të prekura.
Influencuesit nga Zvicra Hoti dhe Nali, të cilët zakonisht bëjnë që audienca e tyre të qeshë në llogarinë e tyre në Instagram sëisscomedytv, gjithashtu shprehën dëshirën për të ndihmuar për viktimat. Ata kanë filluar një fushatë fondesh për të mbështetur viktimat e tërmetit në Shqipëri. Të dy kanë një lidhje të thellë me këtë vend.
Hoti është me origjinë nga Kosova, Nali nga Maqedonia, në Shqipëri ata shpesh i kalojnë pushimet. Mesazhi për tërmetin ishte një tronditje për të dy. „Është një ndjenjë e tmerrshme në përgjithësi, pavarësisht se ku ndodh një e keqe e tillë,“ thotë Nali. „Por kjo ju prek veçanërisht nëse e njihni mirë vendin e prekur“, kanë deklaruar për « 20 Minuten », informon Shtegu.com.
Në pesë orët e para pas thirrjes u mblodhën gati pesëdhjetë mijë franga. Hoti dhe Nali thonë se kurrë nuk e prisnin këtë veprim spontan. Për momentin, ata janë duke kërkuar kontakte të besueshme për të shfrytëzuar mirë paratë. „Ka kaq shumë donacione sepse ndjekësit tanë janë shumë besnikë dhe na besojnë. Ne nuk duam t`i zhgënjejmë ata”, thotë Hoti.
Nuk është hera e parë që dy Instagramistët po bëjnë një mbledhje fondesh: Vitin e kaluar ata shitën njëqind bluza dhe dhuruan të ardhurat. „Nëse dikush ndjehet keq dhe ne mund të ndihmojmë, atëherë ne mund ta bëjmë atë“.
Solidariteti i madh vjen nga ambasadori shqiptar në Zvicër, Ilir Gjoni. Autoritetet zvicerane reaguan shumë shpejt ndaj kërkesës për ndihmë për vendin e tij.
„Fjalët nuk janë të mjaftueshme për të shprehur mirënjohjen tonë për këtë ndihmë“, thotë Gjoni. Ajo që ka bërë Zvicra është përshkruar më së miri me një proverb: „Një mik në nevojë është një mik i vërtetë“.
Komuniteti shqiptar në Zvicër u trondit nga ngjarjet tragjike, vdekjet dhe shkatërrimet. „Por kjo nuk na dobësoi zemrat dhe vullnetin tonë“, thotë ambasadori. „Ajo që kemi parë sot është solidaritet dhe dhembshuri e madhe për viktimat dhe familjet e tyre. Ambasada ishte stërngarkuar me thirrje telefonike dhe mesazhe që ofrojnë ndihmë”, thotë Gjoni.

