Kuvendi i Maqedonisë Veriore mbrëmë nuk arriti që ti heq imunitetin deputetit Trajko Veljanovski, i dyshuar për organizimin e ndërhyrjes së dhunshme në Kuvend më 27 prill të 2017. Kjo dështoi pasi që në minutat e fundit kur duhej të hidhej në votim u ndërpre seanca nga ana e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, informon INA.
Ish-kryeparlamentari Trajko Veljanovski nuk ishte i pranishëm në seancë. Ai tani për tani është i lire dhe ditëve të ardhshme nuk do të thirret në bisedë nga ana e gjykatës për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit, ku ai akuzohet si organizator bashkë me 4 persona të tjerë, mes tyre edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski.
Por megjithatë ka hapësirë ligjore që procedura për heqjen e imunitetit të përsëritet nga fillimi. (INA)


