Kurdi do të gjykohet 19 vite pasi vrau shqiptarin dhe plagosi një tjetër
19:57:09 2016-05-30
Ishte pika më kulminante e përgjakshme në mes të bandave kurde e shqiptare për marrjen e pushtetit në Hannover të Gjermanisë, të të ashtuquajturit rrethi i nëntokës.
Në gusht të vitit 1997, tre shtetas kurdë kishin hyrë në një kafene në Steintor. Gjatë kësaj, ata kishin filluar të gjuajnë me armë zjarri, duke qëlluar një shqiptar (22) i cili vdes në vendin e ngjarjes, ndërsa një 18-vjeçar tjetër kishte mbijetuar me plagë të rënda.
I dënuari i vetëm: Etem U.
Tani, 19 vite pas sulmit, njërit nga tre sulmuesit është duke iu kërcënuar procesi gjyqësor: Gjatë vjeshtës së kaluar, hetuesit i kishin rënë në gjurmë Murat Y. (aktualisht 36-vjeçar) në Bullgari dhe tashmë, Prokuroria e Hannoverit ka ngritur padi për veprën penale „vrasje“, shkruan „Bild“, njofton „Shtegu.com“.
Deri më tani është gjykuar vetëm një anëtar i bandës kurde: Etem U. (aktualisht 40-vjeçar), për shkak të ndihmës në vrasje, në vitin 2001 ishte dënuar me gjashtë vite burg, ndërsa tani jeton në Suedi. Në Hannover ai do të duhet të paraqitet para trupit gjykues në rolin e dëshmitarit. Sulmuesi i tretë i dyshuar, Feysi Z. ( 45) ende gjendet në arrati.