Kur i biri e zbulon babain si vrasës të nënës

Date:

 

Një gjykatë në Utah të SHBA-së ka dënuar një pediatër për vrasjen e ish bashkëshortes, studiuses gjermane të kancerit, Uta von Schwdler. Vdekja e saj tashmë kohë të gjatë ishte llogaritur si vetvrasje, por vetëm djali i tyre nuk kishte besuar.
Mëngjesin e 27 shtatorit 2011, kur Uta von Schëedler u gjet në banjon e saj e vdekur, policia kishte menduar se bëhej fjalë për një vetvrasje, pasi ajo kishte vujatur nga një depresion. Të njëjtën gjë e kishte konstatuar edhe mjeku gjyqësor i cili në gjakun e saj kishte gjetur dozë të caktuar të medikamenteve Xanax, të cilat nëna e katër fëmijëve i kishte konsumuar paraprakisht. Rasti dukej se ishte zgjidhur dhe në dhjetor të vitit 2012 ishte shpallur i mbyllur.
Por, për të afërmit e familjes, sidomos për djalin e tyre më të moshuar 17-vjeçar, Pelle ëall, rasti dukej krejtësisht ndryshe. Ai edhe më parë kishte qenë i bindur se babai i tij e kishte vrarë të ëmën. Por, në mungesë të dëshmive dhe të hollave të nevojshme për të angazhuar avokat dhe hetues, ai është dashur të presë.
Situata ndryshoi kur Pelle i mbushi 18 vite dhe kur iu nda trashëgimia nga e ëma, shuma e të cilave ka qenë rreth njëqind mijë dollarë. Gjithë këtë trashëgimi ai e investoi vetëm për një qëllim: Ta zbulojë aktin e të atit dhe ta dërgojë prpa grilave.
Gjatë kësaj jave, Pelle ëall ia kishte arritur qëllimit. Pas një procesi gjyqësor, babai i tij 51 vjeçar u dënua „me 15 vite deri në burgim të përjetshëm“, për shkak të vrasjes së ish bashkëshortes. Sipas dëshmive të djaloshit, babai ishte bërë i dyshimtë vetëm gjatë shqiptimit të një fjalie: „Nëna ka vdekur, vetëm një monstër mund ta bëjë një gjë të tillë. A beson ti se unë mund të jem monstra“?
Pas kësaj, djaloshit të ri i kishte takuar edhe e drejta e përkujdesjes për vëllezërit e motrat e mitura. „I jam shumë mirënjohës nënës time për udhërrëfimin e jetës që na e tregoi“, ka përfunduar djaloshi ri.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...

Ylli i FC Zürich, Valon Berisha, përjeton tragjedi familjare

Mesfushori i FC Zürich, Valon Berisha, po kalon një...